Kim Kardashian nënshkruan kërkesën për divorc nga Kanye West

22:23 | 19 Shkurt 2021
A. B.

Ylli televiziv, Kim Kardashian ka bërë kërkesë për t’u divorcuar nga Kanye West pas 7 vitesh martesë.

Kim po kërkon kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve të çiftit, shkruan TMZ transmeton portali arbresh.info

Burime tregojnë për TMZ Kanye është mirë me marrëveshjen e përbashkët për kujdestarinë dhe thuhet se të dy, Kim dhe Ye janë të përkushtuar që të bëjnë prindër së bashku.

Ka një parapërgatitje dhe thuhet që asnjëra palë nuk e konteston atë. Në fakt, burimet thonë se ata janë tashmë shumë larg në arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e pronave

Dokumentet, të paraqitura nga Laura Wasser, nuk rendisin një datë të ndarjes, është renditur si të përcaktohet.

Data është pothuajse e parëndësishme sepse ndarja e tyre është kronikuar aq mirë në lajme dhe rrjete sociale.

Ishte gjatë gjysmës së fundit të vitit 2020 kur gjërat filluan të ecin në kahje të kundërta për çiftin.

Në një moment, Kanye tha se Kim kishte planifikuar ta abortonte fëmijën e tyre të parë dhe më pastaj kishte shumë tweet-e mes familjes Kardashian/Jenner dhe Kanyet.

Kujtojmë se, Kim dhe Kanye u takuan në fillim të viteve 2000 dhe ai së pari bëri një paraqitje në “Keeping up with the Kardashians” në një episod të vitit 2010 kur ai vizitoi atë dhe dyqanin DASH të Kourtney në Nju Jork. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme