Kim Kardashian West hodhi një vështrim të disa prej paraqitjeve të saj më të nxehta dhe ‘më të penduara’ përgjatë 13 viteve të saj në qendër të vëmendjes.
Nëna e katër fëmijëve 39-vjeçare ishte pre e shumë shakave për fustanin e saj me lule të markës “Givenchy”, që e kishte veshur në fillim të shkëlqimit të karrierës së saj në “Met Gala” në vitin 2013, shkruan DailyMail.
“Unë qaja, si, gjithë ditën në shtëpinë, sepse thjesht nuk mund ta besoja. Kishte gjithë ato shaka për mua në internet”, kujtoi Kim në një video 14-minutëshe për “Vogue”.
“Madje Robin Williams në Twitter më kishte krahasuar me Zonjën Doubtfire, duke thënë se dukem si ky personazh i filmave të animuar. Kështu që unë vetëm qava”, tha ajo.
Një nga pamjet më të këqija të bukuroshes gjysmë armene ishte fustani i kuq i markës “Foley” dhe takat “Jimmy Choo” që ajo i veshi në premierën e “Keeping Up with the Kardashians” në vitin 2007.
Ky është fustani që Kim e kishte veshur me etiketë në një organizim në vitin 2007, dhe më pas e kishte kthyer në butik.
“Kjo është aq e turpshme”, tha Kim.
“Unë me siguri e huazova këtë fustan në [butikun e mbyllur tani të familjes së saj] DASH, e mbajta etiketën ose thjesht e rigjeta, dhe pastaj e ktheva më pas”, tregoi ajo.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...