Ylli televiziv, Kim Kardashian edhe këtë vit ka rrëmbyer vëmendje në eventin e madh të modës, “Met Gala 2019”.
Pas gjithë atyre spekulimeve për dukjen e saj, ylli televiziv është kthyer sërish në ngjarjen e majit në Gala 2019, ndërsa ka folur për fustanin e ngushtë dhe dhimbjen që i shkaktoi, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info
Kim ka treguar se korseti që mbante në ngjarjen e madhe, i shkaktoi dhimbje të cilat nuk i ka ndjerë ndonjëherë në jetën e saj.
“Unë kurrë nuk kam ndier më shumë dhimbje si ajo në jetën time. Do të duhet t’ju tregoj fotografitë e pasojave që mu shkaktuan atë natë”, ka thënë Kim për WSJ Magazine.
E pyetur nëse i ka hequr brinjët për të pasur një bel më të hollë, Kardashian u përgjigj:
“Nuk e di nëse kjo është e mundur”.
Në një video të Vogue pas skenave të postuara pak pas ngjarjes, u zbulua se Kardashian u tha atyre se e kishte mjaft të vështirë të ulej sepse futani ishte tejet i papërshtatshëm dhe ishte shume sfiduese për të.
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin