Në mesin e shumë personaliteteve të famshme, edhe Kim Kardashian ka reaguar me një postim në Twitter pas vrasjes së George Floyd.
“Jam lodhur duke parë nënat, baballarët, motrat, vëllëzërit dhe fëmijët duke vuajtur sepse i dashuri i tyre u mbyll në mënyrë të padrejtë apo u vra për shkak se është i zi’, është shprehur 39-vjeçarja.
Ajo aktualisht është në izolim me burrin e saj Kanye West dhe katër fëmijët e tyre North, gjashtë, Saint, katër, Chicago, dy, and Psalm, një.
“Për vite me radhë, për çdo vrasje të tmerrshme të një burri, gruaje ose fëmije të pafajshëm, jam përpjekur gjithmonë të gjej fjalët e duhura për të shprehur ngushëllimet dhe zemërimin tim, por privilegjin që më mundëson ngjyra e lëkurës sime më ka lënë shpesh të ndjehem se kjo nuk është një luftë që mund ta marr për veten”, ka thënë ajo.
“Edhe pse unë kurrë nuk do ta njoh dhimbjen dhe vuajtjen që ata kanë duruar, ose atë që ndjehet sikur të përpiqem të mbijetoj në një botë të rrënuar nga racizmi sistemik, unë e di që mund të përdor zërin tim për të ndihmuar në amplifikimin e atyre zërave që janë mashtruar për një kohë të gjatë”, vazhdoi Kardashian.
Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” gjithashtu inkurajoi ndjekësit e saj të nënshkruanin një peticion të titulluar ‘Drejtësi për George Floyd’.
“Ju lutemi nënshkruani këtë peticion për të na ndihmuar të marrim drejtësi për George dhe familjen e tij”, ka thënë mes tjerash Kim.
Ndryshe, oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, është arrestuar lidhur me vdekjen e George Floyd, katër ditë pasi u shfaq në video duke i vendosur 46-vjeçarit gjurin në qafë. /Telegrafi/
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...
Rizvanolli nesër takon përfaqësues të KOSST dhe KEDS-it
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...