Edhe pse zotëron një pasuri marramendëse, Kim Kardashian është shumë e kujdesshme në shpenzimet që bën. Ylli ka treguar se llogarit çdo shpenzim që bën, madje edhe kursen në shumë raste.
Në një artikull për sajtin “Wealthsimple”, nëna e tre fëmijëve ka treguar gjithçka rreth shpenzimeve që bën dhe faktin që nuk u plotëson fëmijëve çdo kapriço që kanë. “Shqetësohem kur i jap fëmijëve të mi më shumë se ç’duhet. Ne nuk bëjmë dhurata, ata duhet t’i meritojnë vërtetë ato”, rrëfen Kim.
Kim gjithashtu ka treguar se “armiku” më i madh është bashkëshorti Kanye West, i cili shpenzon jashtëzakonisht shumë. Ajo shton se kontrollon çdo shpenzim që bëhet në shtëpi, por i vetmi që nuk kontrollon dot është i shoqi. /arbresh.info/