Kim Kardashian hedh poshtë spekulimet për ndarjen nga Kanye

18:19 | 3 Tetor 2020
A. B.

Ata kanë qenë duke përjetuar çaste romantike së bashku ditë më parë, ndërsa duket se nuk ka mjaftuar.

Kim Kardashian dhe Kanye West janë parë duke punuar për të forcuar lidhjen e tyre, pas spekulimeve se po ndahen, shkruan portali arbresh.info

Në fotografinë e fundit, Kim u shfaq e lumtur krah partnerit dhe dy fëmijëve të tyre, duke treguar se ata janë bashkë.

Ditë më parë është raportuar se ylli i Keeping Up With The Kardashians ndihet e pafuqishme, ndërsa është e gatshme për divorc.

Por, si duket këto ditë të këqija kanë kaluar, e familja është ribashkuar përsëri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme