Kim Kardashian ka bërë të ditur që do të mbajë dietë para se t’i mbushë të 40-at.
Kim Kardashian është në një mision për të hequr 8 kilogramë para se të mbush 40 vjeç në vjeshtë, dhe tani po zbulon planin e dietës që po ndjek për të humbur peshën, shkruan Page Six, transmeton lajmi.net.
“Unë ha kryesisht me bazë bimore, nuk ka mish më”, tha ajo teksa iu përgjigj pyetjeve në ‘twitter’ të hënën mbrëma.
Ylli “Keeping Up With Kardashians” renditi më pas disa nga ushqimet e saj, të cilat përfshijnë tërshërë dhe sallamë vegane për mëngjes, dhe tacos vegan dhe sallata për drekë.
Kim dhe e gjithë familja e saj gjithashtu ndjekin një dietë me bazë bimore.
Po ashtu, edhe fëmija i saj më e madhe, North West është një “peskatariane” ose vegjetariane. Dieta peskatariane ka të bëjë me ushqimin vetëm me peshk dhe ushqime deti dhe jo lloje tjera të mishit.
Kardashian, 39 vjeç, tha që fëmijët e saj me burrin Kanye West, Saint, Chicago dhe Pslam, gjithashtu ndjekin një dietë me bazë bimore.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...