Kim Kardashian dhe Pete Davidson bënë paraqitjen e tyre të parë zyrtare në tapetin e kuq si çift në premierën e serialit të ri të familjes, me titull “The Kardashians” në Hulu.
Dyshja filluan lidhjen e tyre në tetor 2021, ku u njoftuan kur Kim ishte e ftuar në një nga emisionet e “Saturday Night Live”, në të cilin Pete është prezantues.
Pete, 28 vjeç, u pa duke biseduar me dikë në tapetin e kuq, ndërsa blicat e kamerës shkrepnin vazhdimisht fotografi mbi çiftin, shkruan The Sun.
Ai ishte veshur tërësisht në të zeza, me një kostum elegant i cili i jepte një pamje mjaft tërheqëse.
Ndërkohë Kim, 41 vjeçe, i bëri të gjithë për vete pasi ishte veshur me një fustan të ngushtë që theksonte mjaft mirë linjat e saj trupore.
Për aksesorë ajo kishte zgjedhur një qafore dhe byzylyk me ngjyrë të ngjashme si të fustanit.
Flokët e saj të gjata të errëta ishin kapur në stilin topuz, me disa fije të varura përpara.
Në një moment, Kim fryu buzët e saj para kamerave ndërsa po zbriste në tapetin e kuq.
Kjo paraqitje shënoi herën e parë që Kim dhe Pete u shfaqën si çift në një tapet të kuq./arbresh.info/
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...