Kim Kardashian është etiketuar një “influencë toksike mbi publikun” pas postimit të një reklame që promovonte një lëpirëse dietike.
Ylli i reality show-t u shfaq në foto duke konsumuar vete produktin polemizues, qe thuhet se ndërpret oreksin. Por fotoja e Kim-it në Instagram acaroi prezantuesen radiofonike Jameela Jamil, një prej mbështetëseve kryesore të fushatës për pozitivitetin ndaj trupit, e cila thotë se: Kim ka një ndikim tmerrësisht të keq mbi vajzat e reja.
“Mbase nuk ju duhet të merrni frenues të oreksit, – shkruan prezantuesja në Twitter,- por të hani aq sa duhet për të ushqyer trupin tuaj dhe të punoni për të qenë të suksesshme. Dhe në fund, të keni diçka tjetër për të thënë në jetë përveçse: unë e kam barkun të sheshtë”,vazhdon mesazhi.
Jameela është themeluesja e fushatës “I weigh” në mediat sociale, e cila inkurajon femrat dhe meshkujt të fokusohen më shumë tek arritjet e tyre sesa tek mënyra si duken apo pesha që kanë.
Lëpirsja së cilës Kim po i bënte reklamë i përket një kompanie që shet produkte dietike, përfshirë edhe frenuesit e oreksit. Në faqen e internetit të kësaj kompanie thuhet se lëpirëse të tilla janë krijuar me qëllimin që t’i heqin njerëzve dëshirën e fortë e të menjëhershme për ushqim, por ato nuk janë verifikuar ende nga administrata amerikane e ilaçeve dhe ushqimit.tch
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...