Kim i lutet Donald Trumpit që ta falë të dënuarin me vdekje, Brandon Bernard

22:59 | 10 Dhjetor 2020
A. B.

Ylli televiziv, Kim Kardashian e ka lutur Presidentin Trump të ndalojë ekzekutimin e Brandon Bernard të planifikuar për sot.

Ekzekutimi i tij pritet të ndodh sot, ndërsa Bernard është i dënuar për vrasjen e dy ministrave, kur ishte adoleshent, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info

40-vjeçarja po i lutet Trumpit të zbresë dënimin me vdekje të 40-vjeçarit Brandon Bernard dhe ta lejojë atë të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg.

Një gjykatës federal dje refuzoi një kërkesë nga avokatët e tij për të ndaluar ekzekutimin.

“Brandon Bernard, një baba 40-vjeçar do të ekzekutohet nesër nga qeveria jonë federale”, shkroi Kardashian në Twitter.

Kujtojmë se, Kim Kardashian tash e një kohë është shumë e angazhuar në sistemin e drejtësisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme