Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian së shpejti mund të hedh një tjetër hap të madh në romancën e saj me komedianin, Pete Davidson.
Gjatë muajve të fundit ata janë afruar akoma më shumë me njëri-tjetrin, ndonëse kanë mbajtur një marrëdhënie në distancë, duke u takuar herë në vendlindjen e Kim në Los Angeles dhe herë në New York City, ku Pete jeton dhe filmon “Saturday Night Live”.
Komediani ka takuar disa herë familjen e saj, përfshirë nënën e Kardashian, Kris Jenner, dhe duket se ka marrë edhe miratimin e motrës së saj Khloe Kardashian, pasi Kim zyrtarizoi lidhjen e tyre në “Instagram” javën e kaluar.
Por janë katër persona shumë të veçantë në jetën e Kim-it që nuk e kanë takuar ende të dashurin e saj. Një burim i afërt me themeluesen e “SKIMS” tha për “E! Online” se fëmijët e saj nuk janë njohur ende me Pete.
Megjithatë, “Kim pëlqen ta ketë atë pranë familjes dhe motrave të saj. Ata po bëhen mjaft seriozë dhe Kim është e emocionuar ta përfshijë atë më shumë në jetën e saj.”
Kim ka katër fëmijë me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West:North West, 8 vjeç; Saint West, 6 vjeç; Chicago West, 4 vjeç; dhe Psalm West, 2 vjeç.
Reperi i njohur është përpjekur të kundërshtojë Pete dhe marrëdhënien e Kim-it me komedianin në çdo formë të ndryshme, që nga videot në internet e deri tek videoklipi i ri muzikor./Kosovarja/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...