Motrat janë duke shijuar ca kohë së bashku pas ndarjes së Kourtney nga ish i dashuri i saj Younes Bendjima.
Motrat kanë postuar foto së bashku në bikini me trupat e tyre të mahnitshëm. Edhe pas zënkës së madhe ku Kim tha për motrën e saj që është “gjëja me e pa interesuar për dikë” dhe Kourtney duke thënë për Kim se është “djall në trupin e njeriut”, ato ende po qëndrojnë së bashku.
Pas një lajmi se ish i dashuri i Kourtney, Younes e kishte tradhtuar bukuroshen gjatë pushimeve solo, motrat janë duke qëndruar bashkë për të larguar shqetësimet e tyre.