Yjet e klanit Kardashian/Jenner, Kim dhe Kendall nuk munden t’i ndalin të qeshurat gjatë fjalimit të tyre.
Familja Kardashian e ka mbizotëruar kulturën pop për dekadën e kaluar, por Kim Kardashian dhe Kendall Jenner u përballën me përqeshje në Emmy Awards 2019 pasi pretenduan se shfaqja e tyre, “Keeping Up with The Kardashians”, ishte komplet “i vërtetë” dhe “pa skenare”, shkruan CNN, përcjell arbresh.info
Motrat ranë pre e të qeshurave kur dolën në skenë në Teatrin Microsoft në Los Angeles të dielën natën për të paraqitur çmimin Competition Program në ceremoninë vjetore.
Kim Kardashian, 38 vjeç, filloi prezantimin e saj në këtë kategori duke i thënë audiencës së famshme: ” “Familja jonë e di mirë se sa i parezistueshëm mund të bëhet televizioni kur në qendër janë njerëz e vërtetë, që janë vetvetja.”
Para se Jenner të recitonte linjat e saj, auditori shpërtheu në të qeshura që ishin aq të larta sa që të mund t’i kapte edhe transmetimi.
Edhe pse Jenner e shqetësuar vazhdoi linjën e saj të fjalimit përmes gjithë të qeshurave, “duke i treguar tregimet e tyre, të pafiltruara dhe pa skenar”. /arbesh.info/
https://twitter.com/RyanSchocket/status/1175937072642822144?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1175937072642822144&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...