Kim dhe Kanye takohen për herë të parë gjashtë muaj pas divorcit

11:52 | 21 Gusht 2021
A. B.

Ylli televiziv, Kim Kardashian dhe ishin burri i saj Kanye West u panë  duke shkuar për një drekë në Malibu, për herë të parë bashkë gjashtë muaj pasi paraqitën kërkesën për divorc.

Ish-çifti u pa duke parkuar makinën e tyre para hotelit “Nobu Ryokan”, i cili është ngjitur me një nga restorantet e preferuar të familjes Kardashian/Jenner, “Nobu”, shkruan DailyMail, transmeton arbresh.info

Gjërat duket se ishin miqësore mes çiftit ndërsa ata u përpoqën të futeshin në restorantin e nivelit të lartë japonez, të rrethuar nga rojet e sigurisë.

Ndryshe nga pamjet e saj të zakonshme tërheqëse për vëmendjen, Kim dukej më e thjeshtë e veshur me një nga fustanet e saj të zeza.

Kanë kaluar gjashtë muaj që kur Kim paraqiti kërkesën për divorc nga burri i saj prej gati shtatë vitesh dhe ajo është përpjekur të mbetet mbështetëse e Westit, të paktën publikisht.

 

Bukuroshja përndryshe e ka shprehur mbështetjen e saj të madhe për Kanyen kohëve të fundit, duke brohoritur për të në tribunat e koncertit, përmes së cilit ai promovoi albumin e tij të ri “Donda”.

“Donda” është emri i nënës së ndjerë të Kanyet, e cila vdiq në vitin 2007 në moshën 58-vjeçare nga sëmundjet e zemrës dhe komplikimet postoperative pasi kishte kryer procedura të shumta kozmetike.

Kujtojmë se, Kim paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye në shkurt duke përmendur dallimet e papajtueshme në dokumentet e gjykatës pas një viti traumatik ku reperi në dukje luftoi me çështje të shëndetit mendor. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme