Taylor Swift nuk është person veçanërisht i dashur në familjen Kardashian -West. Dihet armiqësia e këngëtares me reperin dhe producentin kane West.
Këngëtarja e famshmë lëshoi të dielën në mbrëmje videoklipin e ri të këngës së saj “What You Made Me Do” dhe teksti i kësja kënge mendohet se është dedikim për çiftin Kardashian dhe West.
Ndërkohë që e gjithë bota po flet për thumbin që këngëtarja ja ka lëshuar dyshes në fjalë, në zëdhënës i çiftit thotë se ata as që janë të interesuar të dijnë se çfarë bënë e çfarë thotë Taylor Swift.
“Madje, Kim dhe Kanye nuk janë të interesuar as për muzikën e Taylor”, thotë ai.
I njëjti person shprehet se Taylor dëshiron tra mbajë gjallë këtë betejë, pasi kështu fiton vëmendje, ndërkohë që Kim dhe kane kanë punë të tjera më të mençura si përqendrimi tek familja.
Grindja midis Swift dhe Kanye West filloi kur reperi e ndërpreu këngëtaren në vitin 2009 gjatë fjalimit të saj në “MTV Video Music Award” derisa morri çmimin e këngëtares më të mirë femër.
Kanye u ngjit në skenë dhe tha se Beyonce meritonte të fitonte e jo Swift.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...