Kim dhe Kanye thuhet se janë në proces të divorcit.
Kim Kardashian dhe Kanye West janë tash e disa kohë në qendër të vëmendjes duke u përfolur për ndarje e ribashkime, shkruan lajmi.net.
Teksa thashethemet nuk u konfirmuan asnjëherë, ata u nisën familjarisht me pushime duke shuar çdo gjë.
Ndërsa pikërisht kur nuk e prisnim të gjitha mediat e huaja raportuan se ata janë ndarë dhe dokumentet e divorcit janë në proces e sipër.
Burime shumë të sigurta pranë çiftit kanë konfirmuar për “E! News” dhe “Page Six” se Kim dhe Kanye i kanë dhënë fund gjithçkaje mes tyre, por këtë gjë duan ta mbajnë larg vëmendjes së publikut.
Kim dëshiron që të njoftojë divorcit kur procedurat të jenë mbyllur përfundimisht raportojnë mediat e huaja, të cilat tregojnë gjithashtu se çifti është “në luftë” për shtëpinë e tyre 60 milion dollarëshe në “Hidden Hills”.
Rezidenca e tyre në Kalabas është 15,667 metra katrorë dhe ende nuk dihet ç’vendim do të merret.
‘Kim po përpiqet që Kanye t’i kthejë shtëpinë Calabasas tek ajo, sepse aty janë vendosur dhe rriten fëmijët. Kjo është shtëpia e tyre, ‘tha një burim për Page Six.
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen