Këngëtarja duket se nuk ka kohë për dashuri, edhe pse do të donte të kishte një mashkull në krah.
Bëhet fjalë për këngëtaren simpatike Orkidea Latifi, e njohur më mirë me emrin artistik Kida.
Ajo sërish ka theksuar në shoun televiziv ‘NIN’ se ende është beqaresh dhe se nuk ka të dashur.
Zeshkania ka theksuar se kjo gjendje do të vazhdojë të mbetet derisa të gjejë dikë që i plotëson shpirtin.
Artistja ka thënë se ka nevojë për dashuri, megjithatë mbetet e fokusuar në punë dhe se po e shijon shumë këtë kohë sa është vetëm.
Gjithashtu ka folur me ëndje për gjyshen e ndjerë sa në një moment pothuajse filloi të qaj kur fliste për personin që e konsideronte nënë.
Ndryshe, Kida është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...