Google ADS

Kida shijon e kalon ditën në natyrë

20:30 | 12 Maj 2020
A. B.

Këngëtarja e popullarizuar shqiptare, Kida, është duke e shijuar mjaft shumë këtë kohë pandemie globale.

Në bazë të postimeve të shpërndara në rrjetet sociale, ajo tashmë veçse ka bërë të ditur se po punon në albumin e saj të ri, shkruan portali arbresh.info

Por së fundi ajo ka vendosur që të dalë e të argëtohet në natyrë dhe me ndjekësit ka ndarë disa pamje ku duket tejet e lumtur teksa po e shijon ditën e nxehtë jashtë shtëpisë në një ambient plot gjelbërim.

 

Sa i përket projekteve muzikore, “Moti” mban titullin projekti i fundit i lansuar nga Kida që ka kaluar shifrën e shtatë milionë klikimeve në YouTube. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme