Kida publikon imazhe të shkëputura nga skenat e projektit të ri muzikor

13:31 | 5 Dhjetor 2020
A. B.

Ajo është ndër këngëtaret që kohëve të fundit po pëlqehet shumë nga audienca e gjerë.

Fjala është për Kidën, emër ky mjaft i lakuar në faqet rozë, shkruan portali arbresh.info

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka marrë vëmendje të madhe me pozat e reja.

Së fundi, artistja është duke përgatitur projektin e ri muzikor, ku edhe ka shkëputur imazhe gjatë xhirimeve të klipit.

Ndryshe, projekti i saj i fundit ishte, “Edhe Sa” i cili u prit tejet mirë nga fansat e saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme