Google ADS

Kida paralajmëron këngën e re “Edhe sa”, në videoklip vajzat më të bukura shqiptare

18:07 | 20 Gusht 2020
A. B.

Kida ka befasuar së fundmi me ndryshimin që ka bërë në pamje.

Bukuroshja, e cila shquhet për guximin e saj, ka mahnitur me stilin e ri të flokëve e kthyer në bionde, shkruan portali arbresh.info

E si duket ky ndryshim i paraprinë një projekti të ri muzikor nga këngëtarja.

Këtë e ka bërë të ditur, përmes disa postimeve në Instagram, Kida shfaqet me një numër njerëzish të cilët duket se janë pjesë e videoklipit.

 

View this post on Instagram

 

Charlie’s Angels + 1??

A post shared by KIDA (@kida) on

Në mesin e tyre janë edhe modelet: Kejvina Kthella, Megi Pojani si dhe aktorja kosovare Arta Elezaj.

Ndryshe, Kida është duke shijuar sukseset e projekteve të fundit “PP” dhe “Kërkun”, për të cilat bashkëpunoi me reperin Mozzik. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme