Google ADS

Kiara Tito shkëlqen në paraqitjen e fundit, vëmendja tek barku i saj i rrumbullakosur

09:20 | 18 Dhjetor 2023
E.H

Njëra nga prezantueset më të pëlqyera shqiptare padyshim që është Kiara Tito.

Ajo vazhdon të marr gjithë vëmendjen e publikut me çdo paraqitje të saj, duke vazhduar kështu të jetë në fokus të mediave rozë.

Së fundmi, ish-banorja e Big Brother Vip Albania 2 është shfaqur e veshur me një fustan bordo me mëngë të gjata, shkruan Arbresh.info

Në fokus padyshim që ishte barku i rrumbullakosur i bukuroshes, teksa nuk kanë munguar as komentet e shumta pozitive për të.

Ndryshe, Kiara dhe partneri i saj këngëtari Luiz Ejlli së fundmi e kanë konfirmuar se janë në pritje të ëmbël.

Çifti së shpejti pritet të bëhen prindër të një vajze.

Ndryshe, Kiara dhe Luizi kanë nisur romancën e tyre gjatë qëndrimit në BBVA. Ata tashmë janë të martuar dhe në çdo event shihen pranë njëri-tjetrit. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme