Kiara Tito reagon për rastin tragjik që ndodhi në Top Channel, dërgon edhe një mesazh tjetër për Luizin

22:42 | 28 Mars 2023
K.B

Ish banorja e Big Brother Vip Albania, Kiara Tito ka reaguar për ngjarjen që ndodhi dy ditë më parë në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i godinës, 60-vjeçari Pal Kola.

Në një postimi në InstaStory, Kiara tha se ajo që a ndodhur është e frikshme dhe njëkohësisht një shuplakë për të gjithë.


Ish-banorja tha se ndonëse nuk është e pranishme fizikisht, ajo do ta mbështesë me zemër Luizin.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjesinë që pata kur lexova lajmet dje. Është e frikshme e njëkohësisht një shuplakë për të gjithë, kur sheh sa e pasigurt bëhet jeta jonë çdo ditë. Ngushëllime për familjen e të ndjerit e cila ka nevojë për të gjithë në këto orë të vështira. Sonte as unë e as ish-banorët të tjerë të Big Brother nuk jemi në studio, ama edhe pse jo fizikisht, unë do të jem duke e mbështetur me zemër Luizin, me Luizin”, ka shkruar Kiara.

Ndryshe, spektakli i sotëm i BBVA u hap duke i njoftuar banorët për rastin tragjik, për t’u mbyllur më pas pa vazhduar rrjedhën e zakonshme të tij.

Vëllai i Madh vendosi që të shfaqë në ekran, pjesë nga ngjarja e rëndë, për t’ia lënë në dorë më pas banorëve, që ata të vendosin nëse do e vijojnë apo jo këtë rrugëtim, që ka nisur më 24 dhjetor të vitit 2022.

Moderatorja Arbana Osmanin njoftoi se spektaklit pritet të rikthehet normalisht të shtunën e ardhshme. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme