Kanë përfunduar pushimet për moderatoren Kiara Titon dhe bashkëshortin e saj, artistin shkodran Luiz Ejlli.
Çifti ishin në Turqi për të shijuar pak pushime pas punës që bënë.
Pushimet mund të kenë përfunduar, por jo edhe fotografitë, përcjell Arbresh.info
Ishte Kiara që ndau disa fotografi nga pushimet atje.
Një që mori vëmendjen e publikut, ishte fotografia në të cilën shihet çifti duke u përqafuar, ku më pas Luizi e gjuan në det.
Luizi njihet për të tilla shaka, pasi që edhe gjatë kohës sa ishin në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, të shumta ishin shakatë e tilla.
Këto janë pushimet e para të çiftit që kur u martuan.
Sa i përket punës, Luizi gjatë gjithë verës ishte me koncerte në të cilat shpesh e shoqëronte edhe Kiara.
Kurse Kiara moderon emisionin “Kepi i Vipave”./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...