Kiara ndan foton e ëmbël krahë Luizit

09:15 | 9 Prill 2024
K.B

Moderatorja e njohur Kiara Tito e cila po shijon ditën e fundit të shtatzënisë, ka publikuar një fotografi të ëmbël krahë Luizit.

Në Instastory, ajo ka publikuar një fotografi ku është shtrirë afër tij dhe ai i ka vendosur dorën në barkun e saj të rrumbullakosur.

Së fundmi në një intervistë, Kiara foli më shumë rreth shtatzënisë së saj, ku tha që emri i vajzës do të fillojë me L.

Ajo dhe Luizi u njohën gjatë qëndrimit në Big Brother Vip Albania 2./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme