Khloe Kardashian e ka bërë realitet ëndrrën e një fansi të saj të madh.
Në moshën 34 vjeçare, ylli televiziv më në fund ka shkuar në mbrëmjen e saj të parë të maturës – krejt kjo falë ftesës që ka marrë nga një fans.
Kardashian ka shoqëruar fansin e saj Narbeh në mbrëmjen e maturës të Hoover High School në Glendale të Kalifornisë.
“Mbrëmja ime e parë e maturës ku unë kisha shoqëruesin më të mirë ndonjëherë. Ne u argëtuam shumë. Sa i bukur është shoqëruesi im?”, ka shkruar Kardashian në Twitter.
Në ndërkohë fansi i saj ‘i çmendur’ ka postuar disa fotografi me yllin e “Keeping Up With The Kardashians” në Instagram.
“Khloe Kardashian është shoqëruesja ime e mbrëmjes së maturës. Po ndjehem jashtëzakonisht i lumtur”, ka shkruar ai në postimin e tij ku ka bashkangjitur disa fotografi.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...