Khloe i tregon Tristan se çfarë ka humbur, shfaqet joshëse

17:40 | 21 Mars 2019
A. B.

 Khloe Kardashian  ylli i ‘Keeping Up With the Kardashians’, ka dëshmuar edhe një herë se ka lënë mrapa ndarjen nga ish i dashuri, Tristan Thompson.

Khloe ka postuar një foto tejet provokative në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’, ku duket në super formë edhe pse kanë kaluar vetëm 11 muaj kur u bë nënë për herë të parë, shkruan portali arbresh.info

34 vjeçarja ka ekspozuar linjat perfekte vetëm në sytjena lartë dhe një palë xhinse të ngushta ku i ka treguar Tristan se çfarë ka humbur.

Kujtojmë që Khloe ka një vajzë nga lidhja e saj me basketbollistin, Tristan Thompson i cili javë më parë e tradhtoi me mikeshën e afërt të, Kylie Jenner ,Jordyn Woods/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme