Aktori i njohur Kevin Spacey, thuhet se ka hyrë në të njejtin objekt rehabilitimi si Harvey Weinstein.
Ylli i serialit “House of Cards” është akuzuar për ngacmim seksual dhe sulm seksual ndaj disa njerëzve nga vitet 1980 dhe mendohet se ai ka hyrë tashmë në të njejtin qendër rehabilitimi në Arizonë, ku është duke u trajtuar edhe Weinstein, i cili u akuzua për ngacmim seksual nga 50 gra, transmeton portali arbresh.info
“Kevin Spacey po e merr kohën e nevojshme për të kërkuar vlerësim dhe trajtim. Asnjë informacion tjetër nuk është në dispozicion në këtë kohë”, kanë theksuar përfaqësuesie Kevin Spacey për Daily Mail.
Spacey ka insistuar se nuk i kujtohet “incidenti”, por kërkim falja e tij ka irrituar një numër të madh fansash, pasi ai deklaroi hapur se është homoseksual.
Karriera e tij tashmë është vënë në pikëpyetje, pasi Netlix, kompania që xhironte serialin “House of Cards” e ka shkëputur kontratën me aktorin në fjalë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...