Kevin Hart i është nënshtruar kirurgjisë për të rregulluar shpinën e tij pas aksidentit të tmerrshëm.
Bëhet e ditur se komediani ka thyer shpinën në tre vende dhe se po i jepen medikamente të forta për shkak të dhimbjeve të mëdha, transmeton portali arbresh.info
Burimet kanë thënë për TMZ që operacioni përfshinte ngjitjen e dy frakturave në pjesën e epërme të shpinës dhe një në të poshtmen.
Procedura ishte e suksesshme, por që Hart ende ka dhimbje të mëdha.
Thyerja e pjesës së poshtme të shpinës mund të lë njerëzit me probleme me ecjen, por mjekët presin që ai ta marrë veten tërësisht.
Kujtojmë se aktori amerikan ditë më parë ishte përfshirë në një aksident të rëndë me makinën e tij Plymouth Barracuda të cilën nuk ishte duke e ngarë vetë ai, por një mik./arbresh.info/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...