Kevin Edmond për rastin me ish-partnerin e Anës: Nuk kam asgjë kundër, jemi të lumtur

00:01 | 16 Dhjetor 2024
E.G

Kevin Edmond ka folur pas largimit nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova 3.

Ai ka treguar për lojën e tij brenda, raportin me Ana Ejupin si dhe për atë që po e pret jashtë.

Ndër të tjerash, ish-konkurrenti ka folur edhe për situatën me ish-partnerin e Anës.

“E kemi biseduar, jemi të lumtur dhe gjithçka është perfekt”, u shpreh ajo.

Tutje këngëtari shqiptar tha: “Jo, nuk kam asgjë kundër. S’kam asgjë personale. Unë mendoj që çdo femër ka të drejtë të zgjedhë, nëse do të jetë me mua, do të jetë. Nuk e di, nuk jam një person që e shprehi. Nuk e di. Jam i fokusuar në Anën. Jemi mirë, jemi të lumtur”.

“Ka qenë çfarë ka qenë, nuk ka pse të ketë diçka me mua”, tha ndër të tjerash Edmond.

I njëjti tutje tha se po përgatitet për këngë të re, ku Ana do të jetë pjesë e klipit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme