“Këtu do i prishen planet”, Olta dhe Deamishel flasin për lojën e Luizit

15:45 | 22 Mars 2023
A. B.

Olta përfitoi një natë në suitë mbrëmjen e kaluar, duke qenë se ajo mori më shumë vota se Kiara, si banorja më pak e pëlqyer.

Ajo zgjodhi të shkojë në suitë me Dean, ndonëse fillimisht tha me shaka se kishte dëshirë të qëndronte me Luizin.

Qëndrimi i tyre në një dhomë të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve, ka bërë që Olta dhe Dea të flasin më “lirshëm” për lojën në tërësi, apo për strategjitë e banorëve.

Loja që po bën Luizi, nuk kishte se si të mungontre në bisedat e tyre. Ishte Olta ajo që tha se e vetmja gjë që Luizit nuk ia kishte pritur mendja dhe që nuk e kishte llogaritur, ishte afrimiteti me të.

Ajo i tha Deas se afrimiteti me Luizin erdhi shumë natyrshëm nga të dyja palët dhe nuk është as strategji, as ndonjë gjë tjetër. /TCh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme