Google ADS

Këto janë videot që kanë arritur më së shpejti 100 milion shikime

13:25 | 29 Tetor 2015
Arbresh Info

Adele pas një kohe të gjatë u rikthye në skenë me një këngë të re të titulluar “Hello”, dhe pikërisht videoja e kësaj kënge që në katër ditët e para pas publikimit në Youtube arriti 100 milion shikime. Në vitin 2013, videoja e këngës “Gentleman” nga këngëtari jug korean PSY ishte videoja që arriti më së shpejti 100 milion shikime, shkruan portali arbresh.info. Një sukses të jashtëzakonshëm jug koreani arriti edhe me videon e këngës “Gangnam Style” e cila arriti 100 milion shikime pas 52 ditësh dhe ishte videoja e parë që arriti mbi 1.5 miliardë shikime.

Ndoshta këto shifra nuk do të arriheshin asnjëherë po të mos ekzistonte Youtube, faqja më e madhe për video e cila filloi punën në vitin 2005. Në vitin 2006 ueb faqja u ble nga Google për një shumë rreth 1.65 miliard dollarë dhe që nga ajo kohë ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke u bërë burimi kryesor ku njerëzit mund të shikojnë video të ndryshme si video mësime, video të këngëve, video të lojërave e shumëçka tjetër. Që nga nëntori i vitit të kaluar rreth 300 orë video ngarkohen në Youtube brenda minutës.

Kanali më i popullarizuar deri në këtë kohë sa po shkruajmë këtë artikull është kanali “PewDiePie” me 39.68 milion ndjekës./arbresh.info

1. Adele: Hello – 100 milion shikime për 4 ditë.

2. PSY: Gentleman – 100 milion shikime për 4 ditë.

3. Miley Cyrus: Wrecking Ball – 100 milion shikime për 6 ditë.

4. Kony 2012 – 100 milion shikime për 6 ditë.

5. Susan Boyle: Britain’s Got Talent – 100 milion shikime për 9 ditë.

6. Lady Gaga: Bad Romance – 100 milion shikime për 18 ditë.

7. PSY: Gangnam Style – 100 milion shikime për 52 ditë.

8. Justin Bieber: Baby – 100 milion shikime për 56 ditë.

9. Miley Cyrus: Party in the USA – 100 milion shikime për 57 ditë.

10. Beyoncé: Single Ladies – 100 milion shikime për 114 ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme