Mamatë duan që vajzat e tyre ti shohin sa më të lumtura dhe të jenë në krah të një bashkëshorti që dëshiron më të mirën për të.
Pikërisht ky ishte dhe kriteri i këngëtares së njohur shqiptare, Eli Fara. Teksa ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtarja foli për projektet e reja muzikore, por edhe marrëdhënien me vajzën e saj Marinën.
E pyetur se cilat janë tiparet që ajo do të donte t’i shihte te bashkëshorti i ardhshëm i së bijës, Eli tha se e vetmja gjë që dëshiron më së shumti është lumturia e Marinës. E bija duhet të gjejë një person që ta mbështesë e të krijojnë një familje të lumtur. Megjithatë ajo nuk e mohoi që edhe gjendja financiare e partnerit ka rëndësinë e vet.
“Ai djali që do ketë Marina, duhet ta bëjë super të lumtur dhe nuk ka rëndësi nëse është financiarisht mirë, shumë mirë, edhe pse keq nuk do ta doja në fakt, sepse do ta doja mbështetje për Marinën. Pastaj të tjerat janë pjesë e dashurisë, bie në dashuri vajza dhe s’ke ça bën”, u shpreh Eli lidhur me këtë çështje.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...