Këto dy bukuroshe shqiptare po i vënë flakën plazheve të Dhërmiut! (FOTO)

17:48 | 19 Gusht 2017
Arbresh.info

riola Marashi dhe Elena Lika, dy nga modelet më të kërkuara dhe më të suksesshme të momentit, kanë ngritur temperaturat këtë fundjavë në plazhin e Dhërmiut.

Vajzat janë fotografuar nga paparaci i “Panorama” në shoqërinë e Endrit Mërtirit, fotografit të njohur, i cili ka kohë që punon me dy modelet. Mesa duket, këto janë edhe dy nga modelet e preferuara të Endritit, ndërkohë që me Elenën ka një lidhje sentimentale.

Shërbimet fotografike me foto fustanesh nusërie kanë qenë të shumta për dy modelet këtë verë dhe nuk kanë munguar udhëtimet në plazhet e bukura të Italisë e shumë foto të bukura, të realizuara si gjithmonë nga Mërtiri. Duket se vajzat kanë një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën.

Ato i shërbejnë njëra-tjetrës duke u lyer me krem apo duke i sistemuar rrobat e banjos. Një gjë tjetër që bie në sy në këto foto paparaci të siguruara nga “Panorama”, është që fotot artistike të vajzave janë super reale. Ne këtu kemi mundësi të shohim linjat e tyre realisht si janë dhe duhet thënë se vajzat janë perfekte, pa asnjë nevojë modifikimi në fotoshop./Panorama

auto_oriola_marashi51503156701

auto_oriola_marashi41503156704

auto_oriola_marashi31503156706

auto_oriola_marashi1503156710

auto_d2_1503152720-12674411503153941

auto_d5_1503152719-46124131503153934

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme