Look-u është një element shumë i rëndësishëm për të gjithë, sidomos për personazhet e njohur të ekranit.
Vajzat janë të prirura të ndjekin trendet e fundit të veshjeve apo modeleve të flokëve e për ti parë të gjitha këto mjafton ti ndjekësh në rrjete sociale.
Duket se risia e fundit e modeleve të flokëve është gërsheti shumë i gjatë.
Nuk mund të themi se është një trend i ri pasi e kemi parë dhe herë të tjera por ashtu siç e dimë të gjithë, vjen një moment që moda kthehet sërish në stilet e mëparshme.
Në shumë nga klipet e publikuar së fundmi apo fotot që këngëtaret kanë publikuar, shihet se ato i janë rikthyer dashurisë së vjetër, shkruan Blitz.al
Fillimisht gërshetin e gjatë e kemi parë tek Dafina Zeqiri, në bashkëpunimin e saj të parë me reperin Ledri Vula. Në “Po t’pëlqen” Dafina shfaqet tejet energjike, seksi e pa diskutim gjithçka plotësohet me hijeshinë e gërshetit të gjatë.
Tuna Sejdi ka qenë një tjetër këngëtare që gjithashtu gërshetin e gjatë e ka bërë për një videoklip. Këtë mund ta shihni në trailerin e këngës “MMV”, bashkëpunimin e saj me Getoar Selimin.
Beatrix Ramosaj publikoi pak ditë më parë klipin “Pa ndjenjë” në të cilin shfaqej më seksi se kurrë më parë. Mund të themi se i kishte lënë pak vend imagjinatës, por gjithsesi gjithçka në klipin e saj ishte menduar deri në detaje. Në këtë klip Trixa kishte thurrur një gërshetë shumë të gjatë i cili padiskutim shkonte shumë me veshjen.
Soni Malaj pak ditë më parë ka publikuar klipin e saj të titulluar “Loca”. Në të ajo shfaqet si gjithnjë seksi, e kuruar deri në detaje por padiskutim një nga gjërat që bie më shumë në sy në këtë klip ekzotik është gërsheti i gjatë i Sonit.
Eni Koçi është një nga personashet më aktiv në rrjete sociale e një nga postimet e saj të fundit është fotoja me flokët e thurrur në nëj gërshetë të gjatë.
Ronela Hajati nuk e publikoi asnjëherë videoklipin e këngës “Tiger” ama të gjithëve na prezantoi me versionin audio të saj dhe look-un e saj në klip. Këngëtarja me stilin e saj unik të flokëve në ngjyrën jeshile dhe blu në atë kohë, kishte thurrur një gërshetë të gjatë edhe pse ne mundëm ta shihnim vetëm në postimet e Instagram-it.
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...