Këta janë top 10 yjet me më së shumti ndjekës në Instagram

18:37 | 2 Janar 2019
Arbresh.info

Instagrami është pa dyshim rrjeti më i përdorur social nga të gjitha moshat.

Jo vetëm nga përdorues të zakonshëm, Instagrami është i preferuar shumë nga yjet, kryesisht për shkak të fushatave publicitare që i realizojnë.

Këngëtarë, futbollistë e aktorë zënë vend në listën e më të ndjekurve, ndërsa këtë vit lista pësoi ndryshime të ndjeshme.

Ajo që është më e vërejtura është largimi nga froni i Lionel Messit si një prej dy futbollistëve më të ndjekur, e pozitën e tij e ka zënë Neymari.

Një tjetër fakt që ja vlen të përmendet është pa dyshim edhe që femrat e dominojnë listën e top 10 emrave më të ndjekur, ku janë vetëm tre meshkuj, e shtatë femra.

  1. Lionel Messi – 104.2 milionë (@LionelMessi)

Një emër i madh i futbollit, që ka pasur edhe rënie të madhe në listë – Messi mbetet prej personaliteteve sportive më të ndjekura, por jo më i ndjekuri dhe këtu ka ndikuar shumë fakti që ai nuk është një yll shoubizi edhe pse është mjaft i kërkuar nga kompani të ndryshme.

  1. Neymar – 108 milionë (@NeymarJr)

Superylli brazilian arriti të futet në top 10 yjet më të ndjekura në Instagram gjatë vitit 2010. Paraqitjet e tij në Botëror dhe me klubin e PSG-së bënë që ai të arrijë shumë famë, ndërkaq është edhe shumë i pëlqyer nga të rinjt. Ai në këtë ranglistë kaloi Lionel Messin, një prej më të mirëve që njeh historia e futbollit.

  1. Taylor Swift – 114 milionë (@TaylorSwift)

Këngëtarja prej më të dashurave gjendet në këtë pozitë krejt falë tregut amerikan. Ajo globalisht nuk është aq e famshme sa në Amerikë, e suksesi me albumin e saj gjatë vitit 2018 ja siguroi një pozitë në mesin e yjeve më të ndjekura në Instagram në vitin 2018.

  1. Beyonce – 121.6 milionë (@Beyonce)

Është pa diskutim këngëtarja më e madhe në botë, që shërben model për të gjitha femrat. Stili i saj i jetës dhe jo vetëm këngët, bëjnë që ajo të jetë prej emrave më të ndjekur. Ajo ka rënë nga vendet e para që i mbajti në vitin 2018, kryesisht për shkak të lansoi shumë pak këngë.

  1. Kylie Jenner – 122.1 (@KylieJenner)

Fare pak mbi Beyoncen, impakti i saj në vitin 2018 ishte i madh dhe u fut në mënyrë të hatashme në top 10 të yjeve më të ndjekura në Instagram. Bukuroshja e rriti famën kryesisht për shkak të produkteve të kozmetikës të cilat i promovon në rrjetin e saj social dhe që janë prej top produkteve më të pëlqyera. Kylie është edhe femra më e re e pasur në botë.

  1. Kim Kardashian – 122.9 milionë (@KimKardashian)

Kylie mund të ketë pasur sukses, por aty është gjithmonë motra e saj për të bërë diferencën duke qenë shumë afër saj, vetëm 800 mijë ndjekës larg. Kim pati vit të suksesshëm me emisionet televizive dhe fushatat reklamuese në rrjetin social. Viti i saj ishte më i qetë nga se ju përkushtua familjes, e kjo ndikoi edhe në renditjen e saj.

  1. Dwayne Johnson – 125.6 milionë (@TheRock)

Ai është aktori më i pëlqyer nga të gjithë dhe suksesi i tij në vitin 2018 u reflektua edhe në Instagram, duke hyrë në top pesëshën e yjeve më të ndjekura.

  1. Ariana Grande – 139.9 (@ArianaGrande)

Këtu fillon të bëhet dallimi. Mbi 20 milionë ndjekës nga vendi i pestë, Ariana është një prej yjeve më të dashura dhe që u ngjit lart në renditje këtë vit, pasi hit pas hiti bëri diferencën. Kënga “Thank U, Next” ndikoi po ashtu që të marrë një numër të madh ndjekësish dhe ndikimi i Amerikës Latine ka bërë që ajo të eklipsojë yjet amerikane.

  1. Selena Gomez – 144.5 milionë (@SelenaGomez)

Dikush që e ka tejkaluar Arianan pikërisht falë ndikimit të Amerikës Latine ishte Selena Gomez. Lufta e saj me sëmundjen dhe transplatimi i veshkës dhe rikthimi i saj i madh bënë bujë të madhe dhe inspiruan audiencën që ta ndjekin atë edhe më shumë.

  1. Cristiano Ronaldo – 149 milionë (@Cristiano)

U mendua se kalimi te Juventusi i jep vlerë më shumë Juventusit se sa atij, por nuk mund të themi kështu, pasi që edhe ai ka përfituar nga një transferim i tillë duke qenë në qendër të vëmendjes dhe duke pasur cak një krejt tjetër treg. Tejet i angazhuar në fushata reklamuese, Cristiano pa ndonjë befasi është në vendin e parë të yjeve më të ndjekura nga Instagram, duke shërbyer si model për sportistët e rinj. Ai është brend më vete.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme