Këta janë finalistët e the voice of albania 6

12:22 | 13 Maj 2017
Arbresh.info

Ka përfunduar mbrëmja gjysmëfinalja e edicionit të gjashtë të ‘The Voice of Albania’.Katër artistët, të cilët siguruan biletën për mbrëmjen Finale të ‘The Voice of Albania’ janë Anxhela, Lidia, Klinti dhe Lisi.

Publiku votoi dhe vendosi se artistët, të cilët meritojnë të jenë pjesë e Finales së Madhe duhet të jenë ata, duke larguar automatikisht Marion dhe Shpendin. Me keqardhje të madhe, dy artistët nga Skuadra Xuxi dhe Skuadra Alban, ndërpresin këtu garën e ‘The Voice of Albania’.
Trajneri Alban Skëndersaj mbeti me Klintin në garë, ndërsa trajneri Xuxi nuk ka më asnjë artist në spektakël./voa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme