Google ADS

Kështu u duk e dashura e Ledri Vulës në dasmën e Mc Kreshës

22:06 | 17 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Dy ditë më parë MC Kresha kurorëzoi lidhjen e tij me martesë me Erzinën, shkruan GazetaBlic.

Reperi mbajti shumë të fshehtë lidhjen e tij, ndërsa dhe për dasmën u kuptua vetëm ditën kur dhe ndodhi.

Ishin të shumtë figurat publike që ishin pjesë e dasmës së tij me Erzinën.Në mesin e tyre padyshim ishte dhe Ledri Vula bashkë me të dashurën e tij, Sara Hoxhën.

E veshur e me një fustan të zi, të punuar nga dizejnatorja Diana Qerimi, të kombinuar me një palë këpucë me takë po të zeza, Sara Hoxha shkëlqeu në dasmën e çiftit.

Sara Hoxha u pa gjithë kohës nën shoqërinë e bashkëshortes së Lyrical Son, Gresës, të Elita Rudit, dhe Miranda Mehmtit, bashkëshortes së Lumi B.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme