Kuzhina mbretërore në Kështjellën Windsor ka qënë më e zhurmshme se kurrë në vigjilje të dasmës mbretërore – shërbim ushqimesh për disa pritje si dhe planifikim dhe përgatitje për një nga nga ngjarjet më të mëdha që kështjella ka pasur vitet e fundit.
Më 19 maj, personeli do të punojë në kuzhinat e kështjellës Windsor për të përgatitur ushqimin për pritjen e dasmës së princit Harry dhe zonjës Markle, që do të mbahet në katin e parë të kështjellës pas ceremonisë.
“I gjithë stafi është i kënaqur që të angazhohet për këtë ditë. Ne ne kemi kontaktuar edhe me personelin e mëparshëm nëse do të kemi nevojë për ndihmë,” tha Mark, kryeshefi i Shtëpisë Mbretërore.
Menuja që do të shërbehet për martesën e princit Harry dhe zonjës Markle do të ketë ushqime të freskëta. “Për të fat stina përkon mrekullisht dhe është në fokus të vendimit mbi menutë,” tha Mark. “Çifti vetë ka qënë i përfshirë në çdo hollësi,” tha ai.
Lartësia e Tij Mbretërore dhe znj. Markle morën pjesë në provat e shijimit që u mbajtën në mars në kështjellë, duke marrë nga një mostër prej çdo pjate të përgatitur nga kuzhina e kështjellës.
Mark tha se mjaft produkte që do të përfshihen në pjatat që do t’u shërbehen rreth 600 të ftuarve, do të mblidhen nga fermat në vende të njohura si kopshtet e Anglisë dhe Norfol, psh nga Kent.
Asparagët e përdorur për pritjen e darkës në “The Royal Windsor Horse Show” erdhën nga ferma Portwood në Attleborought . Megjithatë, Mark tha se produkte u morën nga pronat e Madhësisë së Saj në Windsor.
Shefi i dytë Selwyn Stoby, që do të punojë në ditët e dasmës, zbuloi se ai përgatiti trufle çokollate, një ëmbëlsirë e preferuar për pritjet gjatë vitit në kështjellën Windsor. Duke përdorur qeset me tuba, shefi Stoby mbush çdo formë me çokollatën e shkrirë speciale, që ishte përpunuar në një tas të madh.
Shefi Stoby do të ndihmohet nga shefja e festave, Victoria Scupham dhe një ekip i trajnuar shefash kuzhine.
Ekipi është i zënë me përgatitjen e “Creme Brulee”, biskotave me mango, pana dhe “macaroons” të verdhë, një zgjedhje e shkëlqyer, përshtatje për në pranverë, që do t’u shërbehet miqve në St. George Hall në një nga dhomat më të madhe të pritjes së kështjellës.
Çdo recetë është provuar dhe testuar shumë herë. “Është një lloj shkence”, thotë shefi i pjekjes, Stoby. “Duhet të dish pak për kiminë, por ka gjithashtu shumë krijim, kërkon vëmendje ndaj detajeve”/Syri.net
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...