Kështu ndihet Arbenita pasi “shkatërroi” egon e Unikkatil-it

09:47 | 25 Tetor 2023
K.B

Drama midis Arbenitës dhe Unikkatilit është ajo më e freskëta dhe më e përfolura e ditëve të fundit.

Ishte fillimisht modelja ajo e cila publikoi një mesazh ku kuptohej se reperi po e ngacmonte. Një ditë më pas Unikkatil reagoi duke i cilësuar shpifje postimet e Arbenitës, madje shtoi se ajo vetë i kishte montuar mesazhet pasi sipas tij llogaria që ajo ka publikuar nuk ka tiketën blu si profili i tij real.

Menjëherë pas kësaj Ismajli publikoi një video ku dukej biseda me Unikkatilin dhe këtë herë profili mbante tiketën blu.

Sipas Arbenitës herën e parë nuk dukej pasi kishte qenë jashtë internet.

Pas gjithë kësaj drame, Arbenita duket e lumtur apo dhe më shumë që “demaskoi” sipas saj reperin para të gjithëve. Këtë gjendje të saj ajo e ka treguar me anë të një videoje në TikTok që mund ta shihni më poshtë:

@arbenitaism

♬ original sound – Arbenita Ismajli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme