Çifti West festuan gjashtë vjetorin e martesës këtë fundjavës.
Kim Kardashian përmes një postimi në Instagram tregoi lulet që burri i saj, Kanye West, ia dhuroi për përvjetorin e martesës, transmeton portali arbresh.info
Kim i shfaqi lulet mbi një tavolinë të kuzhinës, teksa momentin e lumtur nuk ngurroi ta ndajë me miliona ndjekësit e saj.
Kanye kishte bërë numrin gjashtë me anë të trëndafilave, referuar gjashtë vjetorit të martesës me yllin e “Keeping up with the Kardashians”.
Të dielën, 39-vjeçarja ndau po ashtu disa fotografi të ëmbla të realizuara vite më parë për nder të përvjetorit të tyre.
Kim dhe Kanye janë një nga çiftet më të përfolur në tablodiet e huaja dhe tashmë kanë katër fëmijë: North, Psalm, Chicago dhe Saint. /arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...