Dua Lipa është një ndër artistet më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare po e lë pas një vit të jashtëzakonshëm me projekte të mëdha dhe një numër të madh të koncerteve.
Hiti “New Rules” deri më tani ka marr një numër rekord shikimesh në YouTube, gjegjësisht është shikuar mbi 843 milionë herë me tendencë për të arritur një miliard.
Por, sot këngëtarja shqiptare është befasuar me një poezi që i kishte dërguar miku i saj, Jane Arthy.
Bukuroshja e ka ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit e llogarisë personale në Instagram.
“Mikesha ime Jane Arthy më dërgoi këtë poemë për Krishtlindje, të cilën e kam kornizuar dhe e kam vendosur në mur, shkruan Telegrafi. Doja ta ndaja këtë me ju, sepse me të vërtetë është e mrekullueshme dhe diçka e këndshme për të ndarë me ju në 2018”, ka shkruar ndër të tjerash Dua.
Kjo e fundit ka zbuluar se festat e fundvitit do t’i kalojë me miqtë dhe në gjirin e familjes së ngushtë në Londër.
Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë vitit të ardhshëm.
https://www.instagram.com/p/BdXndZDF2RN/?taken-by=dualipa
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”