Google ADS

Kështu e kalojnë kohën Dua dhe Anwar të izoluar

23:36 | 14 Mars 2020
Trina Galanxhi

Janë bërë gati një vit nga momenti kur Dua dhe Anwar konfirmuan lidhjen e tyre.

Në verën e vitit të kaluar Anwar Hadid dhe Dua Lipa konfirmuan lidhjen e tyre dhe që nga ai moment dyshja janë nga çiftet më të komentuara në shoubiz kjo pas famës që ata gëzojnë, shkruan lajmi.net.

Pasi në këtë moment e gjithë bota është duke u kërcënuar nga virusi ‘Corona’ ata kanë zgjedhur që këtë vikend të izolohen në shtëpi si masë mbrojtëse.

Këngëtarja ka ndarë një fotografi në Instastory ku shihet se është duke kaluar kohë kualitative me të dashurin Anwar, motrën Rinën dhe vëllain Gjinin duke luajtur ‘formimin e fjalëve’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme