Kështu e ‘kalli’ mbrëmë Rita Ora me vallen e Rugovës

18:19 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Rita Ora shfaqi linjat e pabesueshme në koncertin e saj në ajër të hapur me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ajo performoi në vendlindjen e saj  në Kosovë për të shënuar 10 vjet pavarësi nga Serbia, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Dhe Rita nuk i zhgënjeu fansat e saj  kosovarë kur u shfaq në koncert në kryeqytet, Prishtinë, të shtunën mbrëma.

Ajo “elektrizoi” trumën e veshur me një leotard me ngjyra kuq e zi, ndërsa dha një performance spektakolare.

Ylli i popit inkorporoi vallet tradicionale kosovare në këngën e saj të hitit Black Widow, ndërsa iu drejtua turmës në gjuhën e saj amtare.

Rita u emërua ambasador nderi në Kosovë në 2015 dhe u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj para se të fillonte koncertin e mbrëmjes në ajër të hapur.

Kosova feston 10 vjet pavarësie nga Serbia në festimet dy-ditore që filluan sot në të gjithë vendin.

Ceremonia kryesore zhvillohet nesër, kur Presidenti Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli do të kthehen nga Konferenca e Sigurisë në Munih.

Kosova njihet nga 117 vende, duke përfshirë SHBA dhe shumicën e shteteve perëndimore.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme