Biznesmeni i njohur shqiptar dhe shumë i komentuar në media, Elton Ilirjani i ka befasuar të gjithë me foton e fundit të publikuar në Instagram pasi pothuajse nuk njihet.
Ilirjani shfaqet i lyer me makjazh teksa mban në qafë e duar rruaza perlash.
Biznesmeni njofton se sot feston përvjetorin e 7 të kompanisë së tij.
“Diversiteti është thelbi i biznesit tonë. Të gjithë janë të ndryshëm dhe plot ngjyra”, shkruan Ilirjani krah fotos së realizuar nga Fadil Berisha
Biznesmeni u bë shumë i njohur në media vitin e kaluar kur deklaroi publikisht orientimin e tij seksual. Ilirjani ka treguar se familja e kishte marrë vesh orientimin e tij seksual nga një letër.
“Unë simpatizoja dikë dhe i nisa një letër. Ajo letër u bë bujë dhe e morën vesh të gjithë, edhe familja ime. Pas atij momentin babi im më pyeti: Çishte ajo letër? Dhe i tregova se ishte për dikë që kam simpati. Ai u trondit, nuk iu bë qejfi sigurisht dhe më tha: Kjo që ke nisur të bësh është zgjedhja më e vështirë në Shqipëri. Mamaja e kishte më të vështirë ta pranonte, nuk më ka thënë kurrë asgjë, por unë e ndjeja. Kushërira ime në fshat Brunilda ka qenë mbështetje e madhe dhe kur rrija me të isha krejtësisht i qetë”, ka treguar biznesmeni.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...