Kështu dukej Meghan Markle kur ishte foshnje

22:51 | 25 Janar 2020
A. B.

Babai i Meghan Markle ka publikuar një foto të Dukeshës kur ajo ishte foshnje. Ai i kujton me nostalgji ato ditë, ndërsa shprehet se ishin çastet më të rëndësishme të jetës së tij.

Sipas 75-vjeçarit, në vegjëli Meghan ishte një fëmijë i veçantë dhe shumë i bukur. Ai shtoi se e dinte që kur të rritej do të bëhej aktore sepse i shikonte preferencat.

Thuhet se babai i Meghan e postoi këtë foto vetëm për të mërzitur Dukeshën dhe Princin Harry pas vendimit të tyre për të lënë familjen mbretërore dhe për t’u zhvendosur në Kanada.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme