Këtë vit në Tel Aviv Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi. “Ktheju tokës”, është kënga që e rikthehu Jonidën në skenën e Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar, ndërsa në 16 maj do të ngjitet natën e dytë të Eurovisionit.
Përveç performancës jemi kuriozë të dimë se si do të jetë look-u i Jonidës në skenën e Eurovisionit? Por këtë element të rëndësishëm ajo ja ka besuar stilistit, Ardi Asllani i cili ka zbuluar një sërë detajesh rreth veshjes së Jonida Maliqit.
I ftuar sot në “Klubin e Mëngjesit” në Club Fm, Ardi Asllani ka thënë në një intervistë për moderatorët Flori Gjini, Rudi Deda dhe Suada Daci se ‘veshja e ka marrë tashmë trajtën e saj’.
“Veshja ka elementë metalikë të punuar nga artisti Pirro, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer. Elementë të aksesorëve ilirë i kemi marrë dhe e kemi sjellë tek veshja e Jonidës”, tha Asllani.
Por a është e vështirë të punosh me Jonidën? Asllani na vërteton të kundërtën. “ Kisha dy javë që prisja Jonidën të vinte të shihte fustanin. Ju e dini që ajo është një gocë detajiste dhe me shije. Kishte parë skicat, por nga skicat deri tek realizimi ka ndryshime. Tani që e pa ndihem më i qetë, sepse e kemi ndarë të dy këtë moment. Ndoshta unë do mund ta bëjë dy herë Eurovisionin (uroj jo), por për Jonidën është hera e parë që shkon në Eurovision dhe dua që gjithçka të jetë perfekte”, është shprehur Ardi Asllani.
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...