Këtë vit në Tel Aviv Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi. “Ktheju tokës”, është kënga që e rikthehu Jonidën në skenën e Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar, ndërsa në 16 maj do të ngjitet natën e dytë të Eurovisionit.
Përveç performancës jemi kuriozë të dimë se si do të jetë look-u i Jonidës në skenën e Eurovisionit? Por këtë element të rëndësishëm ajo ja ka besuar stilistit, Ardi Asllani i cili ka zbuluar një sërë detajesh rreth veshjes së Jonida Maliqit.
I ftuar sot në “Klubin e Mëngjesit” në Club Fm, Ardi Asllani ka thënë në një intervistë për moderatorët Flori Gjini, Rudi Deda dhe Suada Daci se ‘veshja e ka marrë tashmë trajtën e saj’.
“Veshja ka elementë metalikë të punuar nga artisti Pirro, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer. Elementë të aksesorëve ilirë i kemi marrë dhe e kemi sjellë tek veshja e Jonidës”, tha Asllani.
Por a është e vështirë të punosh me Jonidën? Asllani na vërteton të kundërtën. “ Kisha dy javë që prisja Jonidën të vinte të shihte fustanin. Ju e dini që ajo është një gocë detajiste dhe me shije. Kishte parë skicat, por nga skicat deri tek realizimi ka ndryshime. Tani që e pa ndihem më i qetë, sepse e kemi ndarë të dy këtë moment. Ndoshta unë do mund ta bëjë dy herë Eurovisionin (uroj jo), por për Jonidën është hera e parë që shkon në Eurovision dhe dua që gjithçka të jetë perfekte”, është shprehur Ardi Asllani.
Tubimi i opozitës, procedohen protestuesit – Policia: ...
Meriton Korenica vazhdon shkëlqimin, zë vend përsëri në form...
Driloni, Sarës: Me dal ti, ma merr zemrën me veti
Memli Krasniqi flet për hitin ‘’Simpatia’’, thotë se Edona L...
Ndahet nga jeta një infermiere e QKUK-së, SHSKUK shpreh ngus...
KMDLNj: Moscertifikimi i Listës Serbe u politizua – intervis...