Tashmë gjithçka po bëhet gati deri në detajet finale! Era Istrefi, këngëtarja nga Prishtina që bëri botën të kthejë sytë nga ajo me hitin ‘Bonbon’ nga dita në ditë, pritet të lëshojë ‘bombën’ e rradhës.
14 muaj punë intenzive me përplot aventura të ‘çmendura’ po kurorëzohen me një projekt muzikor që pas shumë diskutimesh është konsideruar si i denji për të pasuar ‘Bonbon’-in e famshëm.
E tashmë, këngëtarja e njohur ka finalizuar edhe xhirimet.
Përtej oqeanit, saktësisht në Los Angeles të SHBA-ve, Era tashmë ka përfunduar të gjitha punët në videoklipin e ri.
Prive.al, ka siguruar ekskluzivisht edhe një fotografi nga klipi që shpalos pak nga ajo se si Era do të duket.
Kujtojmë se publikimi është tashmë çështje ditësh dhe besohet që brenda Shkurtit do jetë gati për t’u plasuar në tregun ndërkombëtar muzikor./Arbresh.info
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...