Këngëtarja e njohur Fifi, tregoi mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas” sesi qëndron e vërteta e videos që publikoi ku tha se do të hidhte Donaldin në gjyq, pas skeçit herën e fundit në emision.
Fifi sqaroi se e gjitha ishte një keqkuptim, pasi të gjithë i kishin thënë që Donaldi i kishte nxjerrë skenën e saj kur i ra të fikët në Big Brother, dhe fakti që binjakët nuk i hapën telefonin, ajo nxori videon në fjalë.
Sa i përket pjesës së prerë nga Youtube, Fifi tha se e mori atë vendim sepse mendoi për familjarët që shihnin momentin teksa Donaldi vendoste lule në vendin që ajo u rrëzua.
“Nuk kam bër intervist se s’kam pas ça me fol. Erdha tek ju se do bëj gjyqin me Donaldin. Nuk u konsultova dot me ju juve, ju mora nga tre herë në telefon. Ja nisën me më ardhur mesazhe pafund, që kishit nxjerr skenën tu të ra fikët. Marr në telefon Donaldin, nuk ma hap. Marr Romeon, as ai s’ma hap. Marr ca njerëz në Tch dhe më thanë po të kanë nxjerrë skenën që të ka rënë fikt. Marr prap në telefon, asnjëri në telefon. Nuk e dija fare që kishte nisur emisioni. Nuk kisha mundësi ta shija. E kam menduar pjesën e familjes, njerëzve të mi, thash ajo pjesa duhet të hiqet”, tha Fifi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...