Ajo lindi vajzën e saj Zaneyah në janar, vetëm katër muaj pasi çifti u kurorëzuan në shtatorin e vitit të kaluar.
Por motra e Zayn Malik , Safaa, 17 vjeç, zbuloi të hënën të vërtetën e ftohtë që disa persona i kanë dërguar kërcënime me vdekje kundër vajzës së saj pesë muajshe.
Safaa ndau një foto nga fjalët mizore që iu dërguan shoqes së saj për fëmijën e saj përmes Instagramit, duke shkruar se ishte një “botë e shëmtuar” nëse ajo ndodhë.
Duke iu drejtuar mbrojtjes së saj, mikesha e Safaa u kthej përgjigje kërcënuesve: ‘Unë nuk jam Safaa por kush në dreq jeni ju që të thoni ndonjë gjë në lidhje me të ose Zanayah dhe si ajo dëshiron të jetojë jetën e saj. Ju njerëz të çmendur”.
Mikesha e saj më pas tha se Safaa po merr kaq shumë urrejtje pa arsye, dhe u tha atyre të mendojnë për ndikimin e fjalëve të tyre mbi adoleshencën.
Safaa, e cila u kurorëzua në një ceremoni tradicionale, festoi shtatzëninë me një festë në mesin e miqve dhe familjes së saj nëntorin e kaluar.
Ajo u shfaq në një seri imazhesh në mediat sociale ndërsa festoi me të afërt dhe me partnerin.
Disa ditë pas festimit, Zayn ndau fotografi kur u kthye në Britani të Madhe për të parë familjen e tij dhe pa dyshim që uroi Safaa për shtatzëninë e saj.
Nusja dhe dhëndri – i cili është me origjinë Sllovake – pozuan për fotografi në ditën e tyre të veçantë, të shoqëruar nga nënat e tyre të lumtura.
Babai i Zaynit, Yaser, motrat Doniya, 28 vjeç dhe Waliyha, 21 vjeç, morën pjesë në ceremoni, por këngëtari i njohur ishte në ShBA gjatë asaj kohe.
Familja e këngëtarit Pilloëtalk ende jeton në Bradford dhe ai mbështet prindërit dhe motrat e tij financiarisht.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...